Raporti tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit në Kuvend në këtë mandat dhe konfirmon përfundimin se ka vend për përmirësim të konsiderueshëm. Në shkallën nga 1 – më e ulëta në 10 – më e larta, nota mesatare e cilësisë së debatit në Kuvend në gjysmën e parë të vitit 2025 është 5.7, që do të thotë një përmirësim i lehtë në krahasim me periudhën e mëparshme të monitorimit (korrik – dhjetor 2024, 5.5).
Aktiviteti i deputetëve u monitorua sipas asaj se sa shpesh janë paraqitur për një fjalë dhe sa minuta kanë qëndruar në foltoren e parlamentit. Në mesin e deputetëve që më së shpeshti kanë kërkuar fjalën janë shtatë deputetë nga opozita dhe tre nga shumica. I njëjti raport opozitë – shumicë paraqitet edhe gjatë matjes së minutazhit të fjalimeve, përkatësisht shtatë deputetë nga opozita kaluan më shumë kohë në foltore kundrejt tre nga pushteti. Tre deputetët më aktivë në të dy parametrat janë Sali Murati, Jovanka Trençevska dhe Bojan Stojanoski. Megjithëse pjesëmarrja e grave në diskutim u rrit me 3% në krahasim me periudhën e mëparshme të vëzhgimit dhe tani qëndron në 37%, ajo është ende nën nivelin e vitit 2022 dhe 2023, kur tejkalonte 40%.
Në 27% të diskutimeve të analizuara, pjesëmarrësit nuk kishin argumente, ndërsa në 54% të diskutimeve të analizuara kishin argumentim të dobët, përkatësisht folësit ofruan arsyetim të pozicioneve të tyre, që nuk është i mjaftueshëm për tu konsideruar si argument i plotë. Niveli i argumentimit shënoi një përmirësim të lehtë në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2024 dhe 2023. Gjatë periudhës së monitorimit u mbajtën pesë seanca të rregullta dhe tre seanca shtesë të pyetjeve të deputetëve për opozitën.
Seanca për marsin 2025 nuk u mbajt, si rezultat i zisë kombëtare pas tragjedisë në Koçan.
Në lidhje me atë se si deputetët i përgjigjen argumenteve të bëra nga folës të tjerë, monitorimi vëren se vetëm në 14% të fjalimeve të tyre, deputetët i kanë adresuar në mënyrë përkatëse argumentet, përkatësisht deputeti / deputetja drejtpërdrejtë i është përgjigjur argumenteve të cilat paraprakisht i ka adresuar pjesëmarrës tjetër në diskutim. Në këtë periudhë raportuese, në diskutimet e monitoruara, nuk është vërejtur ndryshim i qëndrimit midis deputetëve për shkak të argumenteve më të mira të bashkëbiseduesve, që është në të njëjtin nivel me diskutimet e monitoruara nga përbërja e kaluar parlamentare.
Nga janari deri në qershor të vitit 2025 është vëzhguar shqyrtimi i 15 raporteve nga trupat e pavarura dhe rregullatore të dorëzuara në Kuvend. Për nëntë raporte nuk u diskutua në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve gjatë kësaj periudhe raportuese. Për dy raporte, diskutimi ishte dukshëm i shkurtër, ndërsa për katër raportet e tjera nga organet e pavarura dhe rregullatore, deputetët zhvilluan një diskutim në komision dhe seanca plenare dhe ato iu nënshtruan një niveli të caktuar kontrolli.
Në periudhën janar – qershor 2025, deputetët në mbi tre të katërtat e fjalimeve të tyre, nuk iu referuan as argumenteve të bashkëbiseduesit nga një opsion tjetër politik (76%), as personalitetit të tyre (80%). Kjo marrëdhënie ndryshon nga periudha e mëparshme e monitorimit të përbërjes së kaluar parlamentare kur argumentet e bashkëbiseduesve u adresuan në një përqindje margjinale më të madhe (26%).
Përveç kësaj, mund të konkludohet se deputetët në pjesën tjetër të fjalimeve të tyre i referohen më pak karakteristikave personale të bashkëbiseduesve dhe më shumë shqyrtimit të argumenteve të tyre.
Raporti konfirmon edhe vëmendjen vazhdimisht të ulët të deputetëve për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, gjatë të gjitha periudhave të monitorimit. Është vërejtur se deputetët në pothuajse 86% të diskutimeve të tyre, nuk flasin në lidhje me të drejtat e grupeve të margjinalizuara, përveç nëse diskutohet specifikisht për ligj ose temë të caktuar në rendin e ditës në lidhje me të drejtat e tyre. Megjithëse deputetët në përgjithësi rrallë u drejtohen të drejtave të grupeve të margjinalizuara dhe komuniteteve, deputetet në masë të madhe u referohen këtyre komuniteteve për dallim nga kolegët e tyre deputetë.
VËSHTRIM MBI KUVENDIN: RAPORT NGA MONITORIMI I CILËSISË SË DEBATIT NË KUVEND (JANAR – QERSHOR 2025)
Ky publikim është përpiluar në kuadër të Programit për Mbështetje Parlamentare (PMP), projekt i Qeverisë së Zvicrës nën patronazhin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. PMP zbatohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), Instituti për Demokraci “Societas Civilis”- Shkup (IDSCS) dhe Qendra për Menaxhim me Ndryshime (QMN). Opinionet, pikëpamjet dhe përmbajtja e shprehur nuk pasqyrojnë pikëpamjet e projektit, donatorit dhe zbatuesit.
Настани поврзани со проектот
KUVENDI NËN THJERRËZ: RAPORT NGA MONITORIMI I CILËSISË SË DEBATIT NË KUVEND (KORRIK – DHJETOR 2023)
03.06.2024Raporti tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit...
ПОГЛЕД НА СОБРАНИЕ: ИЗВЕШТАЈ ОД НАБЉУДУВАЊЕТО НА КВАЛИТЕТОТ НА ДЕБАТАТА ВО СОБРАНИЕТО (ЈУЛИ – ДЕКЕМВРИ 2023)
03.06.2024Извештајот од набљудувањето на квалитетот на дебатата во Собранието за...
Повик за експерт за управување со кризи
26.02.2024Отворениот повик за експерт за управување со кризи – продолжување...
Harmonizimi i legjislacionit kombёtar me legjislacionin e BE-sё: Njё pasqyrё krahasuese e Maqedonisё sё Veriut me Shqipёrinё dhe Serbinё
15.01.2024Procesi i harmonizimit të legjislacionit të brendshëm të vendit kandidat...
Хармонизација на националното законодавство со законодавството на ЕУ: Компаративен преглед на Северна Македонија со Албанија и Србија
15.01.2024Процесот на хармонизација на домашното законодавство на државата кандидат со...
Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024 за вработени во Собрание
11.01.2024Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...
Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024 за вработени во ДЗР
11.01.2024Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...
Повик за консултантски услуги
27.11.2023Отворениот повик за експерт за Антикорупциската проверка на легислативата, e...
Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024 за вработени во ДЗР
20.11.2023Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...
Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024 за вработени во Собрание
20.11.2023Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...
КUVENDI NËN THJERRËZ: RAPORT NGA MONITORIMI I CILËSISË SË DEBATIT NË KUVEND (JANAR – QERSHOR 2023)
15.08.2023Raporti tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit...
Поглед на Собрание: Извештај од набљудувањето на квалитетот на дебатата во Собранието (јануари – јуни 2023)
15.08.2023Извештајот го покажува релативно ниското ниво на квалитетот на дебатата...
Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024
31.07.2023Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...
Kuvend me ndjeshmëri gjinore dhe barazia gjinore në skenën politike: Rishikimi i situatës në Maqedoninë e Veriut
12.07.2023Rezultati i Indeksit të Barazisë Gjinore në Maqedoninë e Veriut...
Родово сензитивно Собрание и родовата еднаквост на политичката сцена: Осврт кон состојбите во Северна Македонија
12.07.2023Оценката на индексот за родова еднаквост во Северна Македонија за...
Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024
14.06.2023Во период од 14 јуни до 5 јули 2023 година отворен е повик за...
Анкета на „Програмата за парламентарна поддршка“: Граѓаните со ниска доверба во Собранието и пратениците
09.06.2023Граѓаните имаат ниска доверба во Собранието и пратениците, покажува истражувањето...
KUVENDI NËN THJERËZ: PERCEPTIMI I QYTETARËVE PËR PUNËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT (2023)
31.05.2023Në periudhën shkurt – prill 2023, Instituti për Demokraci “Societas...
Поглед на Собрание: Перцепциите на граѓаните за работата на Собранието на Република Северна Македонија (2023)
31.05.2023Во периодот февруари – април 2023 година, Институтот за демократија...
Kuvendi nën thjerrëz: Raport nga monitorimi i cilësisë së debatit në Kuvend (korrik – dhjetor 2022)
16.02.2023Kuvendi nën thjerrëz: Raport nga monitorimi i cilësisë së debatit...
Поглед на Собрание: Извештај од набљудувањето на квалитетот на дебатата во Собранието (јули – декември 2022)
16.02.2023Извештајот од набљудувањето на дебатата во собранието за периодот од...
Повик за швајцарска стипендиска програма 2023
20.01.2023Во период од 20 јануари до 3 февруари 2023 година...
Cilёsia e debatit: A ndikon konvokimi i vonuar i seancave, mbi cilёsinё e debatit nё Kuvend?
29.12.2022Në pajtim me nenin 67 të Rregullores së Kuvendit të...
Квалитет на дебата: Дали влијае ненавременото закажувањето на седниците на квалитетот на дебатата во Собранието?
29.12.2022Согласно член 67 од Деловникот на Собранието на Република Северна...
Извештај од фокус-групи: Граѓаните сметаат дека политичарите работат само за свои интереси, а партиите прават раздор
07.12.2022Институт за демократија, денеска во Хотел Лимак, пред претставниците на...
Извештај за фокус групи: Јавната перцепција за довербата во политичките партии, јавните институции и квалитетот на животот во Северна Македонија
06.12.2022Во септември 2022 г., Институтот за демократија „Социетас Цивилис“ -...
Hulumtim i grupeve të fokusit: Perceptimi publik mbi besimin në partitë politike, institucionet publike dhe cilësinë e jetës në Maqedoninë e Veriut
21.11.2022Në shtator 2022, Instituti për Demokraci "Societas Civilis" Shkup, si...
Повик за Швајцарска стипендиска програма 2022/2023
14.11.2022Во период од 14 ноември до 1 декември 2022 година отворен е повик за...
Drejt njё Kuvendi mё efikas dhe konstruktiv pёrmes ndryshimeve procedural
17.10.2022Pjesëmarrja aktive e deputetëve në jetën parlamentare është e një...






























