logo

Harmonizimi i legjislacionit kombёtar me legjislacionin e BE-sё: Njё pasqyrё krahasuese e Maqedonisё sё Veriut me Shqipёrinё dhe Serbinё

Procesi i harmonizimit të legjislacionit të brendshëm të vendit kandidat me të drejtën e Bashkimit Evropian (në vijim BE), i cili aspiron anëtarësimin, paraqet një nga kërkesat themelore për pranimin e vendeve kandidate si anëtare. Kur propozim – ligji ka për qëllim të përshtatë legjislacionin vendas me ligjin e BE-së, është praktikë e zakonshme që Rregullorja e Kuvendit të vendeve kandidate, të lejojë që ligji të shqyrtohet me procedurë të shkurtuar. Nëse qëllimi është harmonizimi i këtij lloji, propozim – ligji mban shenjën e BE-së (i njohur për publikun si “flamuri evropian”).

Miratimi i ligjeve me procedurë të shkurtuar është një metodë kryesore për ndryshimin efektiv të ligjeve jo voluminoze dhe për harmonizimin me legjislacionin e BE-së. Megjithatë, një interpretim i gjerë i nenit që lejon procedurën mund të shkaktojë keqpërdorim, përkatësisht anashkalim të ndërgjegjshëm të debatit parlamentar. Prandaj, qëllimi i kësaj analize është të japë një pasqyrë krahasuese të Maqedonisë së Veriut me vendet kandidate fqinje, Shqipërinë dhe Serbinë, dhe praktikat e tyre në miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar, me vështrim të veçantë mbi ligjet e miratuara me flamur evropian.

Harmonizimi i legjislacionit kombёtar me legjislacionin e BE-sё: Njё pasqyrё krahasuese e Maqedonisё sё Veriut me Shqipёrinё dhe Serbinё

Поврзани објави