fbpx
logo

Kuvend me ndjeshmëri gjinore dhe barazia gjinore në skenën politike: Rishikimi i situatës në Maqedoninë e Veriut

Rezultati i Indeksit të Barazisë Gjinore në Maqedoninë e Veriut për vitin 2022 është 64.5 nga 100, që paraqet një përmirësim prej 2.5 pikësh nga vlerësimi i mëparshëm në vitin 2019. Nëse avancimi vazhdon me këtë ritëm (2.5 pikë çdo katër vjet), barazia gjinore në të gjitha fushat do të jetë arritur në rreth 57 vjet.57 Në politikë, pjesëmarrja e grave në Maqedoninë e Veriut ka shënuar progres të rëndësishëm që nga pavarësia e vendit, por siç sugjeron Indeksi i Barazisë Gjinore, puna për arritjen e barazisë gjinore mbetet e papërfunduar edhe pse Kushtetuta dhe ligjet në përgjithësi janë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare në lidhje me ndalimin e diskriminimit dhe të drejtën për të marrë pjesë në proceset politike.

Rritja e numrit të grave në Kuvend ka mundësuar që çështjet gjinore të jenë pjesë e agjendës së Kuvendit, ndërkohë që aspektet gjinore përshkojnë diskutimet në parlament. Përfaqësimi i grave në Kuvend me 43% vjen si pasojë e kuotave për gjininë më pak të përfaqësuar të parashikuara në Kodin Zgjedhor, të cilat i detyrojnë partitë t’i kushtojnë vëmendje përfaqësimit gjinor gjatë krijimit të listave të kandidatëve. Megjithatë, përmbushja dhe respektimi i këtij minimumi ligjor nuk e arrin objektivin e barazisë gjinore, që nënkupton pjesëmarrjen thelbësore të grave në procesin e vendimmarrjes dhe pronësinë e disa proceseve politike.

Përfaqësimi i grave në forma të veçanta organizative brenda partive dhe përfshirja e tyre në strukturat drejtuese të partisë garantohen me statute. Pavarësisht nga procesi i rregulluar me statut i rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve burra dhe gra, ai zakonisht menaxhohet nga lidershipi më i ngushtë i partisë, në të cilin vëmendje i kushtohet vetëm respektimit të Kodit Zgjedhor në lidhje me kuotën për kandidatët e gjinisë më pak të përfaqësuar. Mungesa e demokracisë brendapartiake, mosekzistenca e sistemit të përzgjedhjes së kandidatëve të bazuar në cilësi dhe arritje, stimulimi dhe mbështetja e kandidateve gra brenda partisë, si dhe sensibilizimi i meshkujve brenda partisë për të krijuar një hapësirë reale për zhvillimin e grave në parti tregohen si pengesat kryesore për promovimin e pjesëmarrjes së grave në proceset politike partiake.

Kuvend me ndjeshmëri gjinore dhe barazia gjinore në skenën politike: Rishikimi i situatës në Maqedoninë e Veriut

Поврзани објави