fbpx
logo

VËSHTRIM I KUVENDIT: PERCEPTIMI I QYTETARËVE PËR PUNËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup, në kuadër të Programit për Mbështetje Parlamentare (PMP), në periudhën nga 26 marsi deri më 12 prill 2024, realizoi anketë në terren për të hulumtuar më mirë perceptimin publik për punën e Kuvendit.

Analiza e opinionit publik “Vështrim mbi Kuvendin: Perceptimet e qytetarëve për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2024)” analizon mendimet dhe përvojat e qytetarëve në lidhje me të gjitha funksionet e Kuvendit, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi pushtetin ekzekutiv, publikun në punë, kë përfaqësojnë deputetët në Kuvend, debatin dhe reformat parlamentare, besimin në Kuvend në krahasim me institucionet e tjera, etj.

FUNKSIONET E KUVENDIT

Shumica e qytetarëve kanë perceptimin se deputetët kanë njëfarë ndikimi mbi cilësinë e ligjeve. Miratimi I ligjeve sa më cilësore, mbikëqyrja e shpenzimeve buxhetore dhe kujdesi për zbatimin e ligjeve dhe politikave, janë theksuar si funksionet më të rëndësishme të Kuvendit nga shumica e qytetarëve. Megjithatë, kryerja e këtyre funksioneve nga Kuvendi vlerësohet si e pakënaqshme nga shumica e qytetarëve.

PUBLIKU NË PUNËN E KUVENDIT

Lidhur me hapjen e Kuvendit për publikun, shumica e të anketuarve besojnë se Kuvendi është plotësisht ose pjesërisht i mbyllur për publikun. Shumica e qytetarëve gjithashtu mendojnë se deputetët nga njësitë e tyre zgjedhore nuk janë në dispozicion për takime me qytetarët dhe nuk i informojnë mjaftueshëm qytetarët për punën e tyre, ndërsa nuk janë të njohur as me funksionimin e zyrave të deputetëve. Qytetarët gjithashtu vërejnë se deputetët nuk adresojnë mjaftueshëm problemet e komunave dhe bashkësive lokale. Pjesa mbizotëruese e qytetarëve deklaroi se ata nuk ishin informuar se si mund të merrnin pjesë në punën e Kuvendit, gjë që rezultoi me faktin se numër dukshëm i vogël i të anketuarve u përpoqën të merrnin pjesë në punën e Kuvendit.

KË PËRFAQËSOJNË DEPUTETËT NË KUVEND

Të anketuarit janë relativisht të ndarë rreth përshtypjes se në çfarë mase deputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Kuvend. Nga ana tjetër, shumica e tyre besojnë se deputetët gjithmonë përfaqësojnë interesat e tyre personale, interesat e partive politike, si dhe biznes interesat. Të anketuarit gjithashtu besojnë se nga grupet e margjinalizuara, më të përfaqësuarit në Kuvend janë përfituesit e ndihmës sociale, komuniteti LGBTI+ dhe romët.

 

DEBATI PARLAMENTAR

Perceptimi i shumicës së qytetarëve është se as deputetët e pushtetit dhe as deputetët e opozitës nuk marrin parasysh argumentet e kolegëve të tyre nga kampi i kundërt. Më shumë se gjysma e të anketuarve gjithashtu besojnë se ekziston një dëshirë midis partive politike për kompromis në interes të qytetarëve, por që ky kompromis është ende shumë i rrallë. Në mënyrë plotësuese më shumë se dy të tretat (69%) e qytetarëve të anketuar kanë përshtypje se deputetët në seanca shpesh ose gjithmonë përdorin fjalë që përçmojnë dhe degradojnë kundërshtarët e tyre politikë në bazë të përkatësisë së tyre politike, etnike, fetare dhe gjinore.

REFORMA

Për gjysmën e të anketuarve, vendosja e listave të hapura, me të cilat do të votohej për një person në zgjedhjet parlamentare, në vend të listës partiake, do të kontribuonte në përbërjen më cilësore në Kuvend. Gjithashtu, gjysma e të anketuarve mendojnë se është e rëndësishme të formohen grupe shumë-partiake në Kuvend në të cilat deputetë nga parti të ndryshme do të bashkohen rreth të njëjtave çështje që janë me interes të veçantë për qytetarët. Si dy tema prioritare për të cilat duhet të formohen grupe shumë-partiake në Kuvend, qytetarët përmendën të rinjtë dhe të papunët.

KONTEKSTI POLITIK DHE BESIMI NË INSTITUCIONET

Dominon numri i qytetarëve që mendojnë se jeta në vend po shkon në drejtim të gabuar krahasuar me ata që mendojnë të kundërtën. Në shkallën nga 1 – më e ulëta, deri në 10 – më e larta, qytetarët me notën më të lartë të besimit i kanë vlerësuar komunitetet fetare me notë mesatare 5.7 dhe ushtrinë me notë mesatare 5.4. Me notë mesatare më të ulët në mesin e institucioneve u vlerësua Prokuroria publike, 3.3, dhe gjyqësori, 3. Institucionet bartës të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësori në vend vlerësohen me notë mesatare nën 4: Presidenti i vendit – 3.8, Kuvendi – 3.7 dhe Qeveria – 3.5. Qytetarët që e vlerësuan besimin e tyre në Kuvend me 4 ose më pak, si tre arsyet më të zakonshme për këtë besim të ulët përmendin se “deputetët nuk punojnë në interes të qytetarëve ose shtetit”, “nuk punojnë me ndërgjegje dhe profesionalizëm” dhe “miratojnë ligje të këqija dhe ligje për interesin e tyre personal». Këta qytetarë besojnë se është mbi të gjitha e nevojshme që “deputetët të punojnë në interes të qytetarëve” dhe të rrisin integritetin e deputetit, përkatësisht deputetët të jenë të ndershëm, të përgjegjshëm dhe profesionistë.

 

Vështrim mbi Kuvendin: Perceptimet e qytetarëve për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2024)

Настани поврзани со проектот

svajcarska-stipendiska-programa-dzr | IDSCS
svajcarska-stipendiska-programa-dzr | IDSCS

KUVENDI NËN THJERRËZ: RAPORT NGA MONITORIMI I CILËSISË SË DEBATIT NË KUVEND (KORRIK – DHJETOR 2023)

03.06.2024

Raporti tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit...

ПОГЛЕД НА СОБРАНИЕ: ИЗВЕШТАЈ ОД НАБЉУДУВАЊЕТО НА КВАЛИТЕТОТ НА ДЕБАТАТА ВО СОБРАНИЕТО (ЈУЛИ – ДЕКЕМВРИ 2023)

03.06.2024

Извештајот од набљудувањето на квалитетот на дебатата во Собранието за...

Повик за експерт за управување со кризи

26.02.2024

Отворениот повик за експерт за управување со кризи – продолжување...

Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024 за вработени во Собрание

11.01.2024

Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...

Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024 за вработени во ДЗР

11.01.2024

Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...

Повик за консултантски услуги

27.11.2023

Отворениот повик за експерт за Антикорупциската проверка на легислативата, e...

Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024 за вработени во ДЗР

20.11.2023

Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...

Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024 за вработени во Собрание

20.11.2023

Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...

КUVENDI NËN THJERRËZ: RAPORT NGA MONITORIMI I CILËSISË SË DEBATIT NË KUVEND (JANAR – QERSHOR 2023)

15.08.2023

Raporti tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit...

Поглед на Собрание: Извештај од набљудувањето на квалитетот на дебатата во Собранието (јануари – јуни 2023)

15.08.2023

Извештајот го покажува релативно ниското ниво на квалитетот на дебатата...

Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024

31.07.2023

Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...

Kuvend me ndjeshmëri gjinore dhe barazia gjinore në skenën politike: Rishikimi i situatës në Maqedoninë e Veriut

12.07.2023

Rezultati i Indeksit të Barazisë Gjinore në Maqedoninë e Veriut...

Повик за швајцарска стипендиска програма 2023/2024

14.06.2023

Во период од 14 јуни до 5 јули 2023 година отворен е повик за...

Анкета на „Програмата за парламентарна поддршка“: Граѓаните со ниска доверба во Собранието и пратениците

09.06.2023

Граѓаните имаат ниска доверба во Собранието и пратениците, покажува истражувањето...

KUVENDI NËN THJERËZ: PERCEPTIMI I QYTETARËVE PËR PUNËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT (2023)

31.05.2023

Në periudhën shkurt – prill 2023, Instituti për Demokraci “Societas...

Поглед на Собрание: Перцепциите на граѓаните за работата на Собранието на Република Северна Македонија (2023)

31.05.2023

Во периодот февруари – април 2023 година, Институтот за демократија...

Kuvendi nën thjerrëz: Raport nga monitorimi i cilësisë së debatit në Kuvend (korrik – dhjetor 2022)

16.02.2023

Kuvendi nën thjerrëz: Raport nga monitorimi i cilësisë së debatit...

Поглед на Собрание: Извештај од набљудувањето на квалитетот на дебатата во Собранието (јули – декември 2022)

16.02.2023

Извештајот од набљудувањето на дебатата во собранието за периодот од...

Повик за швајцарска стипендиска програма 2023

20.01.2023

Во период од 20 јануари до 3 февруари 2023 година...

Cilёsia e debatit: A ndikon konvokimi i vonuar i seancave, mbi cilёsinё e debatit nё Kuvend?

29.12.2022

Në pajtim me nenin 67 të Rregullores së Kuvendit të...

Извештај од фокус-групи: Граѓаните сметаат дека политичарите работат само за свои интереси, а партиите прават раздор

07.12.2022

Институт за демократија, денеска во Хотел Лимак, пред претставниците на...

Повик за Швајцарска стипендиска програма 2022/2023

14.11.2022

Во период од 14 ноември до 1 декември 2022 година отворен е повик за...

Drejt njё Kuvendi mё efikas dhe konstruktiv pёrmes ndryshimeve procedural

17.10.2022

Pjesëmarrja aktive e deputetëve në jetën parlamentare është e një...

Кон поефикасно и конструктивно Собрание низ деловнички измени

17.10.2022

Активното учество на пратениците во парламентарниот живот е од особено...

Kuvendi nën thjerëz: Raport nga monitorimi i cilësisë së debatit në Kuvend (janar – qershor 2022)

24.08.2022

Kuvendi nën thjerëz: Raport nga monitorimi i cilësisë së debatit...

Поглед на Собрание: Извештај од набљудувањето на квалитетот на дебатата во Собранието (јануари – јуни 2022)

24.08.2022

Институт за демократија, од јуни 2014 година, го следи квалитетот...

Повик за Швајцарска стипендиска програма 2022/2023

18.07.2022

Во период од 18 јули до 4 септември 2022 година...

Kuvendi nën thjerëz: Perceptimi i qytetarëve për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Viti 2022

12.07.2022

Kuvendi nën thjerëz: Perceptimi i qytetarëve për punën e Kuvendit...

Поглед на Собрание: Перцепциите на граѓаните за работата на Собранието на Република Северна Македонија – 2022 година

12.07.2022

Теренската анкета реализирана во 2022 година, покажува дека перцепција на...

Повик за ангажирање на набљудувачи на квалитет на собраниска дебата

24.06.2022

Институтот за демократија „Социетас цивилис“ (ИДСЦС) објавува повик за кандидати...

Pyetje parlamentare: Sa argumentuan deputetёt dhe çfarё pyetёn mё shumё? (janar – dhjetor 2021)

26.05.2022

Pyetjet e deputetëve janë instrument i rëndësishëm i Kuvendit për...

Пратенички прашања: Колку аргументираа пратениците и што најмногу прашуваа? (јануари – декември 2021 година)

26.05.2022

Пратеничките прашања се важен инструмент на Собранието за вршење контрола...

Повик за швајцарска стипендиска програма – курсеви и обуки

05.04.2022

Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...

Kuvendi nën thjerëz: Raport nga monitorimi i cilësisë së debatit në Kuvend (korrik – dhjetor 2021)

11.02.2022

Instituti për Demokraci që nga qershori i vitit 2014 monitoron...

Поглед на Собрание: Извештај од набљудувањето на квалитетот на дебатата во Собранието (јули – декември 2021)

11.02.2022

Институт за демократија, од јуни 2014 година, го следи квалитетот...

Повик за швајцарска стипендиска програма – курсеви и обуки

12.01.2022

Отворен е повик за аплицирање за швајцарската стипендиска програма за...

Повик за швајцарска стипендиска програма 2021/2022

12.01.2022

Во период од 12 до 27 јануари 2022 година отворен...

Собрание 2020-2024: Кој ги претставува граѓаните?

27.12.2021

Пратениците, според Уставот, ги претставуваат граѓаните во највисокиот законодавен орган,...

Поврзани објави