fbpx
logo

Analizë e Kornizës Ligjore për Mbikëqyrjen Inspektuese Lokale

Inspektorët lokalë janë në vijën e parë të zbatimit të përditshëm të ligjeve, nga ndërtimtaria deri te mbrojtja e mjedisit. Por a është korniza ligjore që rregullon punën e tyre mjaftueshëm e qartë, koherente dhe funksionale? Pikërisht kjo pyetje qëndron në themel të dokumentit me rekomandime për politika publike “Analizë e kornizës ligjore për mbikëqyrjen inspektuese lokale”, i përgatitur nga Instituti për Hulumtime Sociologjike, Politike dhe Juridike (ISPPI), në kuadër të projektit “Inspektorët lokalë nën tjerrëz”, i zbatuar në partneritet me Institutin për Demokraci “Societas Civilis” Shkup (IDSCS), me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes Civica Mobilitas.

Rekomandimet kryesore nga analiza:

  • Përmes punës së Kolegjiumit të drejtorëve të inspektorateve shtetërore, mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet inspektorateve shtetërore dhe lokale duhet të përcaktohen dhe operacionalizohen më qartë, inspektime të përbashkëta, shkëmbim informacioni, bazë e dhënash e përbashkët dhe standardizim i punës.
  • Të rregullohet në mënyrë normative mundësia që Kolegjiumi të japë mendim këshillëdhënës për zgjidhjen e dilemave juridike lidhur me konfliktin pozitiv dhe negativ të kompetencave ndërmjet inspektorateve lokale dhe shtetërore.
  • Të përcaktohet normativt numri dhe lloji minimal i shërbimeve inspektuese që duhet të ekzistojnë në çdo NJVL, në fushat e ndërtimtarisë, veprimtarive komunale, arsimit, mjedisit jetësor, transportit, mbrojtjes dhe shpëtimit, me detyrimin që financimi të jetë, në radhë të parë, përgjegjësi e shtetit.
  • Përmes mundësive të bashkëpunimit ndërkomunal, të lidhen marrëveshje ndërkomunale ndërmjet komunave fqinje për themelimin e shërbimeve të përbashkëta lokale minimale të inspektimit.
  • Të shqyrtohet mundësia për krijimin e një sistemi unik të mbikëqyrjes inspektuese, me programe vjetore, plane mujore dhe raporte për mbikëqyrjet e kryera, i cili do të mundësojë veprim të koordinuar të inspektorëve shtetërorë dhe lokalë.
  • Raporti vjetor dhe planet e punës duhet të digjitalizohen dhe të ndërlid hen në një sistem me metodologji të unifikuar për vlerësimin e rrezikut.
  • Të parashihet mundësia për një mekanizëm të standardizuar kontrolli gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes inspektuese lokale në të gjitha fushat e kompetencës së NJVL-ve, sipas shembullit të Komisionit të parashikuar me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese të inspektoratit në mjedisin jetësor (2022).
  • Të rishqyrtohet heqja e sistemit të licencimit të inspektorëve dhe të analizohet nevoja për rikthimin e tij, me qëllim diferencimin sipas shkallës së kompleksitetit dhe përgjegjësisë së punëve inspektuese.
  • Të unifikohet statusi ligjor i inspektorëve, duke pasur parasysh se aktualisht ata i nënshtrohen njëkohësisht tre ligjeve: Ligjit për nëpunësit administrativë, Ligjit për marrëdhëniet e punës dhe Ligjit për mbikëqyrje të inspektoratit. Të shqyrtohet mundësia për miratimin e një ligji lex specialis për nëpunësit inspektues.
  • Të detajohen me kujdes mekanizmat e standardizuar për transferimin e institucionalizuar të njohurive dhe trajnimeve për inspektorët lokalë nga ana e Akademisë për Aftësim Profesional dhe Trajnim të Nëpunësve Administrativë.

 

Lexoni analizën e plotë:
Analizë e kornizës ligjore për mbikëqyrjen inspektuese lokale

 


 

Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit „Inspektorët lokalë nën tjerrëz: Përmirësimi i ligjshmërisë dhe përgjegjshmërisë së inspektimit lokal“, i cili zbatohet nga Instituti për Demokraci „Societas Civilis“ – Shkup (IDSCS), në partneritet me Institutin për Hulumtime Sociologjike, Politike dhe Juridike (ISPPI) pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ – Shkup, me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes Civica mobilitas.”

„Civica mobilitas“ është projekt i Qeverisë së Zvicrës, i cili zbatohet nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës, „Civica mobilitas“ apo të organizatave që e zbatojnë.

Настани поврзани со проектот

Поврзани објави