fbpx
logo

Ndarja e politikës nga administrata: Propozime për një shërbim të lartë udhëheqës funksional dhe profesional

“Administratë publike profesionale, cilësore dhe e orientuar drejt shërbimit është thelbësore për arritjen e rritjes ekonomike, forcimin e konkurrencës, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përballje me të gjitha sfidat në shoqëri”. Kështu fillon Strategjia e Reformës së Administratës Publike (2023-2030), e cila pasqyron prioritetet strategjike dhe angazhimet e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar një administratë publike moderne dhe efikase.

Zgjedhja e udhëheqësve të lartë në administratën shtetërore aktualisht zhvillohet përmes procedurave dhe kritereve të ndryshme nëpër ligje të shumta sektoriale, duke rezultuar në një model të fragmentuar dhe të pabarabartë të emërimit. Miratimi i një Ligji të ri për shërbimin e lartë udhëheqës është njohur si masa kyçe që, sipas Strategjisë, duhet të kontribuojë në krijimin e një sistemi të unifikuar me kritere objektive për zgjedhjen e udhëheqësve të lartë në institucionet. Ligji jo vetëm që duhet të kontribuojë në përmirësimin e funksionimit të administratës, por duhet të jetë edhe bazë për stimuj dhe model për profesionalizimin e të gjithë punonjësve në administratën publike.

Në dhjetor 2025 u publikua Propozim-ligji për udhëheqësit e lartë në organet e administratës shtetërore dhe fondet. Miratimi i një ligji të tillë ka qenë objekt diskutimi publik për vite me radhë dhe ky është propozim-ligji i tretë për udhëheqësit e lartë i bërë publik për ENER. Në vitin 2019, Propozim-ligji për shërbimin e lartë udhëheqës u tërhoq nga procedura parlamentare me arsyetimin se ishte e nevojshme të përpunohej më tej. Disa vjet më vonë, në vitin 2022, u botua një propozim – ligj i ri për ENER, por gjithashtu nuk u miratua kurrë. Sot, gjashtë vjet pas përpjekjes së parë, publiku prezantohet me një zgjidhje të re ligjore që vë në dukje përsëri një sërë problemesh dhe lëshimesh.

Ndarja e politikës nga administrata: Propozime për një shërbim të lartë udhëheqës funksional dhe profesional

Настани поврзани со проектот

Поврзани објави