Rasti me miratimin e Ligjit për korridoret 8 dhe 10d, tregon se si katër pika kontrolluese në procesin në mënyrë të njëpasnjëshme nuk arrijnë të sigurojnë integritet në vendimmarrje. Interesi privat i konsorciumit hyn në mënyrë të papenguar në procesin e vendimmarrjes në Qeverinë, ku anashkalohen edhe ligjet edhe rregullorja e punës. Kuvendi nuk e realizon rolin e tij kontrollues dhe konsultativ, por duke e anashkaluar rregulloren e tij të punës mundëson lëshime esenciale gjatë miratimit të ligjeve të diskutuara. Pika e fundit, në rrugën e një ideje deri në hyrjen e ligjit në fuqi, Presidenti, i anashkalon të gjitha lëshimet e akumuluara paraprake dhe nuk e shfrytëzon rolin e tij të kundërpeshës në procesin e vendimmarrjes.
Gjithë kjo tregon nevojën që në të ardhmen të zgjerohet vëllimi i kontrollit, përfshirë edhe pushtetin gjyqësor në vlerësimin e procesit të vendimmarrjes. Megjithatë, për këtë nevojitet që aktorët shoqërorë të identifikojnë se si ligjet speciale, e veçanërisht shkeljet e procedurave të brendshme në Qeverinë dhe Kuvendin, i kanë shkelur të drejtat e tyre, dhe për atë të ngritin procedura para Kushtetutës dhe Gjykatës Administrative. Në atë mënyrë do të testohet sistemi i përgjithshëm, në kuptim të asaj se sa është i përgatitur për ta mbrojtur interesin publik edhe në domenin e krijimit të rregullave.
Integriteti në vendimmarrje: Lëshime sistemore në rastin “Behtell Enka”