Ky studim analizon shkallën e proporcionalitetit ndërmjet shpërndarjes së votave dhe shpërndarjes së mandateve parlamentare në modelin zgjedhor të Maqedonisë së Veriut. Përmes krahasimit me 31 shtete të tjera evropiane, konstatohet se Republika e Maqedonisë së Veriut karakterizohet me proporcionalitet (në mënyrë domethënëse) mbi mesataren sipas tre elementeve kryesore të modeleve zgjedhore: madhësia e njësive zgjedhore (në vendin e gjashtë nga 32 vende), (mos) ekzistenca e pragut zgjedhor dhe lartësia e mundshme e tij (në ndarjen e vendit të parë) dhe numri i deputetëve (në ndarje në vendin e gjashtë). Përjashtimi i vetëm është formula elektorale, ku Maqedonia e Veriut përdor formulën më pak proporcionale – por edhe më të zakonshmen – (të d’Hondt-it) në Evropë.
Nisur nga proporcionaliteti jashtëzakonisht i lartë i modelit aktual zgjedhor, ky studim problematizon një pjesë të argumentimit të mbështetësve të reformave zgjedhore drejt proporcionalitetit (madje) më të lartë. Në përputhje me njohuritë ekzistuese në shkencat politike për aspektet negative të modeleve zgjedhore me proporcionalitet të lartë, theksojmë se prezantimi i mundshëm i një modeli zgjedhor (madje) më proporcional mund të kërcënojë seriozisht formimin dhe stabilitetin e pushtetit ekzekutiv, në këtë mënyrë duke dobësar më shumë demokracinë në Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia e Veriut në hartën zgjedhore evropiane: Sa proporcional është modeli zgjedhor maqedonas?