Sistemi për menaxhim me kriza është i organizuar dhe realizohet për parandalimin, paralajmërim të hershëm dhe menaxhimin e krizave që paraqesin rrezik për mirëqenien, shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe kafshëve dhe janë shkaktuar nga katastrofa natyrore dhe epidemi ose rreziqe dhe kërcënime të tjera që kërcënojnë drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës ose të një pjese të saj, për të cilat nuk ka kushte për shpalljen e gjendjes së luftës ose gjendjen e jashtëzakonshme. Në ekzistencën e saj të deritanishme, është imponuar si një nga sistemet kryesore në segmentin e sigurisë në vend, ndërsa Qendra për Menaxhim me Kriza është institucion i njohur në kontekst rajonal që zbaton me sukses planet dhe qëllimet e përcaktuara, duke kontribuar në rritjen e rezistencës së shtetit dhe njësive lokale. Disa gjendje të krizës të shpallura janë zgjidhur me sukses, ato aktualet realizohen sipas planeve. Shfaqja e pandemisë me KOVID-19 si rrezik i ri dhe sistemik, imponon në mënyrë plotësuese nevojën për zhvillim të mëtejshëm, transformim të menaxhimit me kriza në mënyrë që të sigurojë parandalim dhe gatishmëri për trajtimin e krizave dhe fatkeqësive komplekse dhe ngjarjeve që janë mundësi e vogël të ndodhin, por shkaktojnë pasoja të mëdha.

Në atë drejtim është edhe qëllimi i këtij studimi të politikave publike për të vlerësuar vendosjen e sistemit të menaxhimit me kriza dhe të japë rekomandime të përshtatshme për zhvillimin e tij duke rishikuar strukturën ligjore dhe institucionale të sistemit të menaxhimit me kriza, kompetencat e komunave, identifikimin e boshllëqeve dhe sfidave sistemike, pasojat e pandemisë KOVID-19 në funksionimin e komunave, ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe menaxhimin e krizave, si dhe rishikim krahasues të përvojave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në atë drejtim, ky dokument bashkon në një vend aspektet e ndryshme të funksionimit të sistemit të menaxhimit me kriza, si dhe sfidat përkatësisht normalitetin e ri, të cilin e solli kriza pandemike e KOVID-19.

Si pasojë, në kontekstin e kornizës ekzistuese të konfigurimit dhe funksionimit, janë identifikuar disa boshllëqe dhe sfida që duhet të adresohen në periudhën e ardhshme ose përmes reformës thelbësore ose sistematike të menaxhimit me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim. Në kontekstin e përgjigjes ndaj pandemisë KOVID-19, sistemi i menaxhimit me kriza është përshtatur në kohën e duhur, veçanërisht në nivel lokal, dhe ka vazhduar të funksionojë në kushte të reja përmes organizimit të trupave të ekspertëve-operativë, masa dhe aktivitete për përgjigje ndaj pandemisë, komunikim dhe informim publik për qytetarët dhe ndihmë dhe mbështetje për më të rrezikuarit.

Nga ana tjetër, vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor u prekën në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtat sfida, dhe mund të vërehen shumë ngjashmëri dhe praktika të mira. Duke pasur parasysh faktin që krizat dhe katastrofat nuk njohin kufij, është e nevojshme të ndërtohen mekanizma ndërkufitarë dhe rajonalë për përmirësimin e parandalimit, përballimit dhe rimëkëmbjes nga ky lloj i krizave dhe katastrofave.

Lexoni analizën këtu.

Studim për politika publike për menaxhim me kriza