Kuvendi ka rol mbikëqyrës mbi Qeverinë, Prokurorinë Publike dhe Komisionin Antikorrupsion. Këto institucione janë përgjegjëse para Kuvendit për sa i përket luftës së tyre kundër korrupsionit. Gjatë seancave parlamentare, deputetët duhet t’u bëjnë thirrje këtyre institucioneve për të shpjeguar rastet aktuale. Është e rëndësishme që organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues të ftohen në këto seanca, me qëllim të rritjes së transparencës në luftën kundër korrupsionit.

Kuvendi në luftë kundër korrupsionit