Një fakt shpesh i harruar është se Kuvendi është nga institucionet qendrore të obliguara për luftë kundër korrupsionit. Para deputetëve përgjigjen institucionet kyç të obliguara për këtë çështje: KSHPK si trup parandaluese, Prokuroria publike dhe Qeveria (dhe me atë edhe institucionet e tjera përcjellëse nën mbikëqyrjen e tyre, si Ministria e punëve të brendshme (MPB), Ministria e financave (MF) e kështu me radhë). Prandaj, në periudhën e ardhshme, Kuvendi duhet në mënyrë të përforcuar dhe të shpeshtuar ta vendos rolin  e vet dhe me atë në mënyrë të konsiderueshme të kontribuojë në zvogëlimin e korrupsionit.

Komisioni i ri Shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 8 shkurt të vitit 2019, përmes procesit  të hapur, përfshirë edhe organizatat joqeveritare, deputetët, duke ja demonstruar opinionit një hap cilësor përpara. Gjithashtu treguan se përmes intervistave, me hulumtimin qenësor të cilësisë së kandidatëve, mund të arrihet në një përbëje cilësore të KSHPK në të cilin opinioni beson dhe ka shpresë për luftë të suksesshme kundër korrupsionit. Njëkohësisht, me siguri është shumë më me rëndësi se në Kuvend u demonstrua konsensus i llojit të vet, dhe me atë deputetët qëndruan në të njëjtën anë në luftën kundër korrupsionit.

Por, roli i deputetëve nuk është vetëm ti votojnë anëtarët E KSHPK ose ti raportojnë raportet vjetore të këtij trupi, si dhe të trupave të tjera të përfshira në luftën kundër korrupsionit. Gjatë një viti, mediet, organizatat joqeveritare, por edhe një pjesë e institucioneve zbulojnë raste të korrupsionit për të cilat opinioni është gjithnjë e më interesuar. Kjo mundëson mundësi të jashtëzakonshme që deputetët ti shfrytëzojnë mundësitë e rregullores dhe të përfshihen në debatet.

Në dispozicion të deputetëve, nga Komisioni për sistem politik dhe raporte midis bashkësive (KSPMB), por edhe nga tërë përbërja, është që ti ftojë institucionet gjatë vitit që ta arsyetojnë pozicionet e veta për rastet aktuale dhe të raportojnë se çka bëjnë në raport me atë. Praktika e këtillë do të krijojë sistem të nxitjes së proaktivitetit të institucioneve, të cilat, për shkak të përgjegjësive të tyre para deputetëve, do të detyrohen të reagojnë në lidhje me proceset aktuale dhe kërcënimet të nxitura nga korrupsioni. Në këtë mënyrë, në mënyrë ideale, sistemi i luftës kundër korrupsionit do të përmirësohet sepse institucionet do të jenë nën presion të përhershëm konstruktiv nga deputetët.

Për fillim, pas përfundimit të pauzës verore të seancave të Kuvendit, në fillim të muajit shtator, KSPMB duhet ti ftojë KSHPK, MPB dhe Prokurorinë  publike  për krim të organizuar dhe korrupsion ti arsyetojnë aktivitetet dhe qëllimet e këtyre institucioneve. Në këtë sesion  KSPMB duhet të grumbulloj[ informacione për atë se cilat janë fushat më të rëndësishme të punës të këtyre institucioneve në periudhën aktuale, si dhe pengesat me të cilat ato ballafaqohen nga aspekti i kapaciteteve të brendshme, llogaridhënia dhe puna efikase e institucioneve të tjera të ndërlidhura me rastet e tyre.

Para mbajtjes së këtyre sesioneve, KSPMB duhet ti ftojë organizatat civile dhe gazetarët të cilat kanë hulumtuar korrupsion për deputetët për tu njoftuar me pozicionet e ekspertëve rreth fushave kritike, raste të caktuara dhe procese. Qëllimi i paraqitjes së tillë është të mund të vlerësohet se sa puna e institucioneve kyç në luftën me korrupsionin përputhet me pritjet e tyre si përfaqësues të qytetarëve, por edhe me pikëpamjet e opinionit të ekspertëve e cila në mënyrë të zgjuar i përcjell këto aktivitete.

 

Projekti “Bisedë për luftë kundër korrupsionit në Kuvendin” (Anti-Corruption Talk in Parliament (ACT in Parliament)) përfshin aktivitete hulumtuese dhe përfaqësuese me qëllim primar përkrahje të procesit reformues në Maqedoninë e Veriut përmes fuqizimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit në raport me luftën kundër korrupsionit.

Projekti është i përkrahur nga Fondi nacional i demokracisë (National Endowment for Democracy – NED) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për përmbajtjen përgjegjës është IDSCS dhe në asnjë rast nuk i reflekton pozitat e Fondit Nacional për demokraci (National Endowment for Democracy – NED).