logo

“Kuvendi 2024-2028: Angazhime të reja në luftën kundër korrupsionit”

Instituti për Demokraci organizoi një diskutim midis deputetëve, institucioneve përkatëse dhe sektorit civil për të forcuar rolin e Kuvendit në luftën kundër korrupsionit në katër vitet e ardhshme. Diskutimi u zhvillua rreth temave dhe prioriteteve kryesore në luftën kundër korrupsionit, si dhe instrumenteve për sigurimin e ndihmës, por edhe llogaridhënies nga institucionet përgjegjëse ndaj Kuvendit.

Misha Popoviq, Udhëheqës i Qendrës për Qeverisje të Mirë në Institutin për Demokraci, LjupçoPrenxhov, deputet dhe Kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Maksim Acevski, Krye Revizor i Shtetit dhe Servet Demiri, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mbajtën fjalime hyrëse në këtë ngjarje. Pas fjalimeve hyrëse, për fjalë u paraqitën edhe përfaqësues të OJQ-ve dhe u hap një diskutim i frytshëm.

 

Gjetjet kryesore të ngjarjes:

Kuvendi 2024-2028: Angazhime të reja në luftën kundër korrupsionit

Поврзани објави