Kuvendi zë rolin qendror në luftën kundër korrupsionit. Deputetët miratojnë ligje, zgjedhin udhëheqjen, vendosin për buxhetin dhe mbikëqyrin punën e institucioneve kundër korrupsionit. Prandaj, është veçanërisht e rëndësishme që për luftën kundër korrupsionit të zbatohen standarde dhe mekanizma për parandalimin e korrupsionit dhe ndërtimin e integritetit të vetë deputetëve. Një hap në këtë drejtim është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Grupin e Shteteve Kundër Korrupsionit – GRECO, i cili është përgjegjës për monitorimin e harmonizimit të shteteve anëtare me standardet kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës. Me anëtarësimin në GRECO, shteti filloi procesin e vlerësimit të procedurave dhe standardeve kundër korrupsionit dhe mori përsipër të zbatojë rekomandimet që dalin nga ato procese. Standardet, ndër të tjera, përqendrohen në parandalimin e korrupsionit midis deputetëve në Kuvend.
Kjo përmbledhje e politikave publike analizon progresin në zbatimin e rekomandimeve të Raundit të Katërt të Vlerësimit të GRECO-s për Parandalimin e Korrupsionit në Kuvend.
Si përparon Kuvendi në zbatimin e rekomandimeve të GRECO-s?