Pyetjet e deputetëve janë instrument i rëndësishëm i Kuvendit për ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjes mbi punën e Qeverisë. Gjatë vitit 2021 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur 7 seanca për pyetje të deputetëve, në të cilat janë shtruar 104 pyetje nga 36 deputetë të ndryshëm në gjithsej 41 paraqitje për fjalë.
Nga pikëpamja gjinore, gratë deputete morën pjesë me 35% të numrit të përgjithshëm të paraqitjeve për shtrimin e pyetje të deputetëve, përkatësisht raporti i pyetjeve ishte dy me një në favor të deputetëve meshkuj.
Katër nga pesë pyetje të deputetëve u shtruan nga deputetët e opozitës. Nga tre deputetë, dy kanë shtruar numrin maksimal të pyetjeve nga foltorja, nga tre pyetje. Çdo pyetje e dytë i adresohej kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaev.
Tre temat për të cilat u shtruan më shumë pyetje të deputetëve kishin të bënin me fenomenin e korrupsionit, pandeminë KOVID-19, sundimin e ligjit dhe sistemin e jurisprudencës.
75% e diskutimit ishte pa ose me argumentim të dobët. Deputetët kishin një nivel më të lartë argumentimi në pyetjet e tyre sesa përfaqësuesit e qeverisë në përgjigjet e tyre. Megjithatë, niveli i argumentimit të pyetjeve të deputetëve ulet edhe më shumë, për shkak të nivelit të ulët të argumentimit të pyetjeve plotësuese. Përkatësisht, përkundër faktit se deputetët përdorin në mënyrë të konsiderueshme argumentet në pyetjet e tyre, kur është fjala për prononcimin pas përgjigjes, përkatësisht pyetjes plotësuese, vërehet nivel më i ulët i argumentimit, gjë që në përgjithësi e zvogëlon argumentimin e prononcimit të plotë të deputetëve. Deputetët e opozitës kishin një nivel më të lartë argumentimi sesa deputetët e shumicës parlamentare.
Çdo fjalim i dytë ishte pa argument drejtuar bashkëbiseduesit, ndërsa në një nga dhjetë fjalime u evidentua adresim përkatës i argumenteve. Diskutimi në përgjithësi u zhvillua pa iu referuar folësit të mëparshëm (66%).
Pyetje parlamentare: Sa argumentuan deputetёt dhe çfarё pyetёn mё shumё? (janar – dhjetor 2021)