logo

Praktikat e mira evropiane të monitorimit dhe kontrollit të operacioneve financiare të partive politike

Share on facebook
Share on twitter

Kontrolli i operacioneve financiare të partive politike siguron përdorimin e ligjshëm të parave të partive të marra nga kuotat e anëtarësimit, donacionet dhe financimet publike. Transparenca dhe ligjshmëria në punë duhet të sigurojnë që partitë të mos lejojnë që financimet, veçanërisht ato private, të përdoren për të ndjekur interesa personale në ushtrimin e pushtetit politik. Njëkohësisht, kontrolli mbi financat i mundëson partisë që të jetë përgjegjëse para anëtarëve dhe donatorëve të saj, por edhe të informojë votuesit në kohën e duhur.

Në sistemet moderne partiake ekzistojnë dy faza të kontrollit. Faza e parë është kontrolli i brendshëm dhe është në funksion të parandalimit të brendshëm të shpërdorimeve të mundshme. Aty ku funksionon në mënyrë efektive dhe të pavarur, partitë politike përmirësojnë integritetin e tyre, dhe rrjedhimisht rolin e tyre pozitiv në shoqëri. Në 20 vitet e fundit në Evropë, kontrolli i brendshëm i partive politike është bërë një pjesë e rëndësishme e përmirësimit të punës së tyre. Faza e dytë është kontrolli i jashtëm, i cili në dy dekadat e fundit ka qenë gjithashtu objekt i reformave të mëdha në sistemet partiake. Ai përfshin krijimin e organeve të posaçme shtetërore, apo dhënien e kompetencave të reja atyre ekzistuese, me qëllim që të ketë një kontroll më thelbësor mbi punën e partive politike. Në vendet evropiane ekzistojnë tre lloje institucionesh që mbikëqyrin partitë: organe zgjedhore, të auditimit ose kundër korrupsionit. Studimet krahasuese nxjerrin në pah dy shembuj – Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Letoninë, të cilat u kanë dhënë organeve të tyre të kontrollit gamën më të gjerë të kompetencave, nga ekzaminimi deri te sanksionimi dhe edukimi.

Lexoni analizën këtu:

Praktikat e mira evropiane të monitorimit dhe kontrollit të operacioneve financiare të partive politike

Поврзани објави