Në tetor 2021 u mbajtën zgjedhjet e shtata lokale që nga pavarësia. Rezultatet e dy ditëve zgjedhore sollën ndryshimin e pushtetit lokal në shumë komuna, përfshirë Qytetin e Shkupit, ku kryetarët e rinj të komunave dhe anëtarët e këshillave morën detyrën. Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve lokale ishte rritja e ndjeshme e fokusit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe sigurisht reagimi lokal ndaj pandemisë së Kovid-19.
Zgjedhjeve u paraprinë zjarre të mëdha në disa lokacione në vend që shkaktuan dëme të konsiderueshme. Reagimi ndaj zjarreve tregoi gjithashtu kapacitetet e ulëta për përballim si në nivel lokal ashtu edhe në nivel kombëtar, por theksoi edhe rolin kyç të komunave nga aspekti i reagimit, por edhe në parandalimin e këtyre dukurive. Këto zhvillime kanë kontribuar që qytetarët të rrisin pritshmëritë e tyre ndaj institucioneve që të jenë të gatshme për parandalimin e dukurive të tilla në të ardhmen. Si reflektim i këtyre zhvillimeve dhe i rritjes së pritjeve të qytetarëve, pothuajse të gjitha partitë politike në programet e tyre për zgjedhjet lokale kanë përfshirë masa dhe aktivitete që synojnë ngritjen e kapaciteteve të komunave në këto fusha.
Lista përfshin komunat, kryetarin aktual të komunës, parti politike, masë apo aktivitet të planifikuar në program. Në listë janë renditur 40 njësi të vetëqeverisjes lokale në të cilat kryetarët fitues të komunës në programet e tyre zgjedhore kanë parashikuar masa dhe aktivitete që synojnë rritjen e rezistencës.
Qëllimi i listës është t’u mundësojë qytetarëve dhe palëve të tjera të interesit të ndjekin më mirë angazhimet e pushtetit lokal dhe të kërkojnë llogaridhënie duke përmbledhur premtimet e bëra nga kryetarët aktualë në programet zgjedhore. Më poshtë renditen premtimet e bëra nga programet e kryetarëve fitues, të ndara sipas komunave.
Letra duron çdo gjë: Çfarë premtuan dhe sa do të përmbushin?