logo

Manual për qytetarët

Share on facebook
Share on twitter

Profili i rreziqeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut përbëhet nga rreziqe natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu, siç janë: vërshimet, tërmetet, temperaturat ekstreme, stuhitë e përcjella me breshër, thatësira, rrëshqitjet e dheut, epidemitë dhe incidentet dhe fatkeqësitë teknikoteknologjike. Më të shpeshta janë përmbytjet me intensitetin dhe magnitudën më të lartë, ngjarjet që kanë të bëjnë me kushtet atmosferike janë në rritje me magnituda më të mëdha, zjarret në pyje janë duke u rritur në frekuencë dhe me pasoja për natyrën dhe biodiversitetin, ndërsa tërmetet kanë ndikimin më të madh potencial mbi vendin dhe qytetarët e tij në kuptimin e humbjeve të jetëve dhe dëme dhe humbjeve afatgjata për shoqërinë dhe komunitetet lokale.

Ky profil pasohet nga pandemia KOVID-19, në të cilën shoqëria, komunitetet lokale dhe individët janë prekur në mënyrë të paprecedentë, duke ulur seriozisht rezistencën e tyre dhe duke rritur cenueshmërinë dhe pabarazitë në shoqëri.

Qytetarët janë aktorë aktivë në reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe janë të përfshirë si pjesë e sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit2 dhe marrin pjesë në zbatimin e masave dhe aktiviteteve të mbrojtjes dhe shpëtimit. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të përgatitur për t’u përballur me emergjencat dhe fatkeqësitë në suazat e njohurive dhe aftësive të tyre.

Manual për qytetarët

Поврзани објави