logo

Modelet e financimit publik të partive politike në vendet e zhvilluara evropiane

Share on facebook
Share on twitter

Funksionimi i papenguar i partive politike në shoqëritë demokratike kushtëzohet nga mjetet financiare. Për veprimin e papenguar dhe realizimin e qëllimit të tyre themelor – marrjen e pushtetit, qeverisjen e shtetit dhe zbatimin e politikave të tyre – nevojiten mjete financiare. Legjislacioni kombëtar rregullon financimin e partive dhe modelet e financimit ndryshojnë nga vendi në vend dhe kushtëzohen nga tiparet shoqërore dhe ekonomike, si dhe nga tradita demokratike e vendit. Ekzistojnë kryesisht tre modele të sigurimit të financave për partitë politike: financimi privat, publik dhe kombinimi i të dy modeleve (burimet private dhe publike).

Financimi privat është lidhja e partisë me qytetarët që ofrojnë mjetet. Mjetet private merren nëpërmjet: anëtarësisë, donacioneve dhe aktiviteteve ekonomike (në raste të caktu ara). Anëtarësia si një nga burimet kryesore të financimit të partisë, e cila forcon marrëdhëniet e partisë politike me anëtarët e saj. Donacionet nga personat privatë dhe juridikë janë mënyra e dytë e financimit privat dhe është e rëndësishme të përcaktohet se kush është donatori dhe për çfarë përdoren paratë. Donacione të tilla financiare ndikojnë seriozisht në besimin e publikut dhe rrezikun e ndikimit të donatorëve në vendimet e partisë. Në disa vende, partitë mund të angazhohen në aktivitete ekonomike, të tilla si shitja ose dhënia me qira e pronës së tyre.

Financimi i partive me fonde publike është praktikë në shumë vende. Kjo për shkak të faktit se partitë janë të nevojshme për procesin zgjedhor dhe demokratik në vend dhe synon të mbulojë një pjesë të kostove të partive politike dhe të ulë presionin nga interesat e donatorëve të mëdhenj. Financat publike janë direkte ose indirekte. Financat direkte janë fonde të cilat u paguhen partive politike pas plotësimit të kushteve dhe kritereve të caktuara nga shteti. Financimi indirekt bëhet përmes një sërë përfitimesh të cilat partitë politike dhe kandidatët i marrin nga shteti. Kryesisht, ekzistojnë tre modele për shpërndarjen e financave të buxhetit publik për partitë:

  • duke arritur një prag të caktuar zgjedhor;
  • me shpërndarje proporcionale sipas numrit të përfaqësuesve të zgjedhur ose përqindjes së votave të fituara, përkatësisht përfaqësues të zgjedhur; dhe
  • një kombinim i të dyjave.

Mjetet publike të marra nga partitë zakonisht janë të destinuara për fushatën zgjedhore, për përkrahjen e aktiviteteve të rregullta partiake ose për realizimin e qëllimeve partiake – bazuar në parimet e tyre ideologjike. Megjithatë, në disa vende, financimi shtetëror synon gjithashtu të demokratizojë partitë, duke synuar të sigurojë përfshirjen në punën e tyre të grupeve të nënpërfaqësuara ose të margjinalizuara. Partitë zakonisht i kushtojnë një pjesë të kapaciteteve dhe burimeve të tyre zhvillimit dhe promovimit të të rinjve dhe grave dhe zhvillimit të qendrave hulumtuese dhe shkencore, si dhe edukimit të anëtarëve të brendshëm.

Financimi i kombinuar i partive politike – nga financat publike dhe private – është i zakonshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Balanca ndërmjet financimit publik dhe atij privat redukton kushtëzimin e partive nga një burim i vetëm financimi.

Lexoni analizën këtu:

Modelet e financimit publik të partive politike në vendet e zhvilluara evropiane

Поврзани објави