logo

Praktikat më të mira evropiane të transparencës financiare të partive politike

Share on facebook
Share on twitter

Transparenca e aktiviteteve financiare të partive politike është e nevojshme për llogaridhënien e tyre ndaj qytetarëve për paratë që marrin nga buxheti i shtetit dhe për të identifikuar ndikimet e mundshme nga donatorët privatë. Të dhënat për burimet dhe shpenzimet e parave të partive duhet të publikohen në kohën e duhur, në një format lehtësisht të qasshme dhe të kuptueshëm për të gjitha palët e interesit.

Tendencat evropiane tregojnë se drejtimi në të cilin duhet të zhvillohet transparenca e partive politike është dixhitalizimi dhe qasja më e lehtë në të dhëna për aktivitetet financiare të partive. Shembujt nga Estonia dhe Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut (në tekstin e mëtejmë: Mbretëria e Bashkuar) tregojnë një paraqitje moderne dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave për financat e partive politike. Portalet online për transparencën financiare dhe llogaridhënien e partive politike, të krijuara nga organet kompetente në këto vende, e paraqesin informacionin në një formë me qasje të lehtë, të kërkueshme dhe të lexueshme. Në Estoni, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, institucionet shtetërore luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e qasjes së qytetarëve në të dhënat financiare të partive politike. Institucionet kompetente për mbikëqyrjen e financimit të partive politike publikojnë të dhënat në mënyrë të standardizuar në ueb-faqet e tyre, gjë që mundëson krahasimin e financave të partive të ndryshme dhe kandidatëve.

Ndryshe nga shembujt evropianë, praktika në Republikën e Maqedonisë së Veriut tregon se të dhënat për aktivitetet financiare të partive më të mëdha politike nuk janë lehtësisht të qasshme dhe, më së shpeshti, publikohen në një format që nuk është i kërkueshëm dhe i kuptueshëm për qytetarët. Ky material paraqet shembuj të mirë nga tre vende evropiane në mënyrë që të shërbejë për të promovuar transparencën financiare të partive dhe pjesëmarrësve në procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lexoni analizën këtu:

Praktikat më të mira evropiane të transparencës financiare të partive politike

Поврзани објави