logo

Lufta kundër dezinformatave në Maqedoninë e Veriut: si mund t’i përgjigjet Kuvendi kësaj sfide?

Share on facebook
Share on twitter

Fushatat me dezinformata gjithnjë e më tepër po kërcënojnë demokracinë në nivel botëror. Pandemia e Kovid-19 ka rritur kërcënimin edhe më shumë, pasi dezinformatat dhe manipulimi me opinionin publik hyjnë në fushën e shëndetit publik. Në Maqedoninë e Veriut, përpjekjet për të adresuar dezinformatat janë të kufizuara në disa iniciativa me politika të udhëhequra nga Qeveria, si dhe iniciativa joformale nga OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare, ndërsa Kuvendi dhe komuniteti më i gjerë janë të përfshira shumë pak.

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut për momentin ka një rol jashtëzakonisht të kufizuar në luftën kundër dezinformatave ndërsa kjo temë asnjëherë nuk është debatuar në Kuvend. Kuvendi është përgjegjës të kërkojë llogaridhënie nga institucionet përkatëse me atë që ushtron autorizimet e tij legjislative, përdor potencialin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rrit ndërgjegjësimin për pasojat negative nga dezinformimi, duke e ngritur kështu çështjen në nivel kombëtar. Është thelbësore që Kuvendi të marrë një qëndrim proaktiv për të kufizuar përhapjen e dezinformatave.

Edhe pse Kuvendi, organi më i lartë përfaqësues dhe legjislativi në vend, ka më pak mundësi të ndikojë te autorët e përmbajtjeve me dezinformata, megjithatë mund të reagojë ndaj faktorëve që mundësojnë dezinformatat, si dhe ndaj aktorëve që i përhapin ato. Duke pasur parasysh se fushatat me dezinformata nuk paraqiten në vakum, ky punim analizon mënyrën strukturore dhe institucionale në të cilën vendi reagon ndaj dezinformatave, me fokus mbi rolin e Kuvendit. Punimi fokusohet mbi rolin e Kuvendit në zhvillimin dhe mbikëqyrjen e politikave dhe mekanizmave për luftën me dezinformatat, cili në Kuvend është përgjegjës për procedim në lidhje me kërcënimet nga dezinformatat, si dhe deri në çfarë niveli Kuvendi është i përfshirë në luftimin e dezinformatave. Përveç Kuvendit, me këtë punim shkurtimisht shqyrtohet edhe ndikimi i proceseve të jashtme në këtë kontekst, si anëtarësimi i vendit në NATO dhe ambiciet e tij për anëtarësim në BE.

 

Lexoni dokumentin e plotë të politikave këtu:

Lufta kundër dezinformatave në Maqedoninë e Veriut: si mund t’i përgjigjet Kuvendi kësaj sfide?

Поврзани објави