logo

Ligj për furnizime publike: dispozita (anti) korruptive dhe rreziqe

Share on facebook
Share on twitter

Ligji i ri për furnizime publike (LFP), hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2019. Ligji që i paraprinte pësoi 17 ndryshime dhe plotësime që nga miratimi në vitin 2017. Ligji i ri u analizua nga Qendra për komunikime civile në publikimin “Analizë e dispozitave antikorruptuese dhe rreziqeve nga korrupsioni në Ligjin e ri për furnizime publike”.

Teksti i ri ligjor, u përgatit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë midis institucioneve dhe organizatave civile në atë fushë. Pritet që me zgjidhjen e re të zvogëlohet hapësira për sjellje subjektive të organeve kontraktuese, si dhe keqpërdorimet e mjeteve publike. Ndryshimet e dëshiruara në këtë drejtim janë të mundësuara përmes më tepër dispozitave.

Njëra nga dispozitat e tilla është kontrolli administrativ i cili paraqet mekanizëm kontrollues të cilin Byroja për furnizime publike mund ta shfrytëzojë çdokund ku do të vlerësohet se ekzistojnë rreziqe nga shkelja e dispozitave të LFP. Hapërimi para i rëndësishëm është aplikimi i pesë dispozitave antikorruptuese në Ligjin për furnizime publike të cilat do të duhej të kontribuojnë për tejkalimin e sfidave për të cilat përvoja deri tani ka treguar se paraqiten në procesin e planifikimit dhe të zbatimit të procedurës, e deri në realizimin e kontratës. Këto dispozita janë të inkorporuara në nenet prej 33-38, ndërsa kanë të bëjnë me masat e përgjithshme për pengim dhe paraqitje të korrupsionit, ndalesë të zbatimi të furnizimeve publike nga bartësit e funksioneve publike, mbrojtjen e integritetit dhe aplikimin e Ligjit për pengim të korrupsionit dhe të konfliktit të interesave.

Krahas aplikimit të dispozitave të reja, janë të dukshme disa rreziqe nga korrupsionit të cilat ende ekzistojnë. Një nga fushat e tilla të rrezikshme është zbatimi i furnizimit publik me negociata, e pa publikim të shpalljes. Pa marrë parasysh se LFP jep një shfaqje konkrete në të cilat raste është e aplikueshme si dukuri kjo procedurë, anekset e kontratave mbeten të pa rregulluara në mënyrë të pa mjaftueshme dhe qëndrojnë si pikë e rrezikshme në zbatimin e furnizimit. Përkundër zvogëlimit të lartësisë maksimale të anekseve, kjo mbetet fushë e cila duhet të jetë nën mbikëqyrje të institucioneve kompetente dhe të publikut.

Në raport me favorizimin e operatorëve ekonomik, ndërhyrjet në nenet 89-94 janë hap në drejtimin e duhur, ndërsa me ata ri-definohen kriteret e nevojshme të cilat do ta kishin dëshmuar aftësinë e operatorit për zbatimin e marrëveshjes. Prapëseprapë, neni 78 i cili e mundëson ndarjen e tenderëve sipas fushave lë hapësirë për manipulim dhe favorizim të operatorin të caktuar ekonomik përmes ndarjes që qëllimshme dhe të pa arsyeshme. Si rrjedhojë, nevojitet analizë e detajuar për rreziqet të cilat burojnë nga ndarja e këtillë e tenderëve.

Teksti i ri ligjor është i liberalizuar për nga ana burokratike dhe është i harmonizuar me dispozitat e UE, gjë e cila theksohet edhe në raportin e UE të vitit 2019. Në të njëjtën kohë, u jep përgjigje problemeve të mësuara nga zbatimi i deritanishëm i furnizimeve publike. Me këtë zgjidhje ligjore u jepet pavarësi më e madhe institucioneve përgjegjëse, por në të njëjtën kohë paraqitet nevoja për fuqizimin e mbikëqyrjes mbi implementimin përkatës të ligjit.

Projekti “Bisedë për luftën kundër korrupsionit në Kuvendin” (Anti-Corruption Talk in Parliament (ACT in Parliament)) përfshin aktivitete hulumtuese dhe përfaqësuese me qëllim parësor të përkrahjes së proceseve reformuese në Maqedoninë e Veriut përmes fuqizimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit në raport me luftën kundër korrupsionit.

Projekti është i përkrahur nga Fondi nacional për demokraci (National Endowment for Democracy – NED) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për përmbajtjen është përgjegjës IDSCS dhe në asnjë rast nuk i pasqyron pozicionet e Fondit nacional për (National Endowment for Democracy – NED).

Поврзани објави