Midis qytetarëve ekziston perceptim i përhapur gjerësisht për sundim selektiv të të drejtës. Ky perceptim nuk ka të bëjë ekskluzivisht me përvojat personale, por edhe në “leksionet e mësuara” nga përvoja e të tjerëve. Të dhënat nga hulumtimi i Platformës së organizatave civile për luftë kundër korrupsionit tregojnë se më tepër se 20% nga qytetarët kanë pasur nevojë ose njohin dikë që ka pasur nevojë të përdor mitë, lidhje, dhuratë ose shërbim për të marrë trajtim përkatës në gjyqësinë, arsimin dhe policinë. Te sistemi shëndetësor vërehet dallim prej 20 pika të përqindjes shtesë. Në pajtim me këtë,sipas qytetarëve, pothuajse nuk ekziston fushë në të cilën nuk ka favorizim ose dhënie të mitës.

Në formimin e perceptimit për përhapjen e korrupsionit rol të madh luajnë përvojat e transferuara, e jo vetëm ato personale me veprimet korruptuese. E prej këtu është i kuptueshëm hendeku i cili paraqitet midis perceptimeve dhe përvojës, e cila e paraqet përshtypjen e përgjithshme për padrejtësi ndaj individit në sistemin e gërryer nga korrupsioni.

Nevojitet ndërmarrja e një vargu të hapave konkrete nga institucionet kompetente në drejtim për të ndodhur zhvendosje në perceptimet e qytetarëve në raport me përhapjen dhe të ndëshkueshmërisë së korrupsionit   dhe veprimeve të korruptimit. Pa marrë parasysh se zvogëlimi i perceptimit për korrupsion do të kishte qenë proces më i ngadalshëm nga zvogëlimi faktik i të njëjtit, ajo nuk guxon ti luhat institucionet të cilat qëndrojnë në radhët e para luftarake kundër korrupsionit.

Kyç është të demonstrohet se “rregullat e lojës” në shoqëri kanë ndryshuar, korrupsioni nuk është e vetmja “lojë në qytetin” dhe ligjet zbatohen në praktikë. Prandaj, me rëndësi të jashtëzakonshme është zbatimi i rregullave të përshkruara të lojës të fillojë nga vetë maja, përkatësisht Qeveria, komunat dhe trupat rregullatore si organe me peshë më të madhe. Pasi që qytetarët do ta ndjejnë këtë, mund të presim se do të zvogëlohet perceptimi i korrupsionit.

Roli kyç në këto rrethana do ti takojë Kuvendit. Ky rol fillon me përfshirje aktive të Kuvendit në miratimin e Strategjisë Nacionale për luftë kundër korrupsionit dhe alokimi i resurseve të nevojshme të implementimit. Kuvendi patjetër duhet të vendos llogaridhënie të rregullt të KSHPK, PTHLK dhe MPB para deputetëve. Përmes debatit mbikëqyrës deputetët duhet të njihen me gjendjen në këto institucione dhe sukseset e tyre por edhe mos sukseset në luftën kundër korrupsionit. Nuk duhet lënë anësh edhe përfitimi nga vendosja e bashkëpunimit efikas midis Kuvendit dhe trupit operativ qeveritar për luftë kundër korrupsionit, duke pasur në mendje se në të njëjtin janë përfaqësues nga radhët më të larta të institucioneve nga pushteti ekzekutiv.

Projekti “Bisedë për luftë kundër korrupsionit në Kuvendin” (Anti-CorruptionTalk in Parliament (ACT in Parliament)) përfshin edhe aktivitete hulumtuese përfaqësuese  me qëllim parësor – përkrahje të procesit reformues në Maqedoninë e Veriut përmes rolit mbikëqyrës të Kuvendit në raport me luftën korrupsionit.

Projekti është i përkrahur nga Fondi nacional për demokraci (National Endowment for Democracy – NED) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për përmbajtjen përgjegjës është IDSCS dhe në asnjë rast nuk i pasqyron pozicionet e Fondit nacional për demokraci (National Endowment for Democracy – NED).