Me Ligjin e ri për pengim të korrupsionit dhe të konfliktit të interesit, deputetët e miratojnë strategjinë pesëvjeçare nacionale për pengim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Ky dokument duhet në mënyrë strategjike ta orientojë luftën kundër korrupsionit, jo vetëm të Komisionit Shtetëror për pengimin e korrupsionit, por edhe të të gjithë të tjerëve. Nga kjo edhe logjika që deputetët ta miratojnë strategjinë për përfaqësuesit e qytetarëve që ta gjejnë nevojën e nevojshme të obligimeve të cilat këto institucione duhet ti ndërmarrin.
Mirëpo, krahas aktit të miratimit, ka nevojë që deputetët në mënyrë aktive të kyçen në procesin e përgatitjes së Strategjisë. Kjo është e nevojshme ppër shkak të disa rezultateve për luftë të suksesshme kundër korrupsionit.
E para, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqet forum ku takohen shumica dhe opozita, dhe përmes një procesit të dialogut të argumentuar, do të krijohet vullnet politik si nxitës i luftës kundër korrupsionit. Përmes debatit midis këtyre dy palëve, do të ndërtohet konsensus për prioritetet afatgjata të aktiviteteve anti-korruptive, në kuptim të miratimit të politikave dhe zbatimit të rregullave. Kjo do të sigurojë stabilitet afatgjat të planeve, gjë e cila mundëson parashikueshmëri të prioriteteve.
E dyta, pjesëmarrja aktive e deputetëve edhe në fazë të hershme të përgatitjes së Strategjisë, do të mundësojë koordinim të aktiviteteve të planifikuara me Buxhetin. Lufta aktive kundër korrupsionit parasupozon investim shtetëror në politikat dhe institucionet. Nuk mund të flitet për reforma nëse në to nuk ndërlidhen mjete financiare. Me këtë nënkuptohen dy lloje të investimeve. I pari është investimi në institucionet të prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën kundër korrupsionit – KSHLK dhe Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion. I dyti është investim në institucionet të cilat punojnë në fushat që janë nën rrezik nga korrupsioni. Thënë më thjeshtë, nëse qëllimi, për shembull është që të zvogëlohet korrupsioni në shëndetësi, nevojitet që të zvogëlohen faktorët të cilët e shkaktojnë – për shembull pagat e ulëta, kuadri i pamjaftueshëm, resurse të kufizuara nëpër spitalet, mbikëqyrje e angazhuar në mënyrë të pamjaftueshme.
KSHPK në këtë periudhë fillon me përgatitje të analizës për fushat e rrezikshme të cilave duhet tu jepet përparësi sepse lufta në të gjitha frontet paraprakisht është e dënuar në disfatë. Në periudhën e ardhshme, do të duhet të miratohet vendim se cilët duhet të jenë prioritetet, cilave gjëra do tu kushtohet vëmendje, ndërsa cilat do të kenë rëndësi më të vogël. Deputetët janë mjeti kyç të KSHPK dhe PTHPKP do tu japë legjitimitet që të udhëhiqen në sajë të këtyre prioriteteve si dhe arsyetim se përse disa raste më rëndësi më të vogël të lejohet të kalojnë, me qëllim që si shoqëri të luftojmë kundër korrupsionit të lartë.
—
Projekti “Bisedë për luftë kundër korrupsionit në Kuvendin” (Anti-Corruption Talk in Parliament (ACT in Parliament)) përfshin aktivitete hulumtuese dhe përfaqësuese me qëllim primar përkrahje të procesit reformues në Maqedoninë e Veriut përmes fuqizimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit në raport me luftën kundër korrupsionit.
Projekti është i përkrahur nga Fondi nacional i demokracisë (National Endowment for Democracy – NED) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për përmbajtjen përgjegjës është IDSCS dhe në asnjë rast nuk i reflekton pozitat e Fondit Nacional për demokraci (National Endowment for Democracy – NED).