logo

(Anti)korrupsioni në vitin 2019 dhe çfarë me të në vitin 2020

Share on facebook
Share on twitter

Viti i kaluar, 2019 ishte ambivalent në pikëpamje të luftës kundër korrupsionit. Viti filloi me Ligjin e ri për pengimin e korrupsionit dhe të konfliktit të interesave. Në shkurt të vitit 2019, përmes procesit të intervistës publike në Kuvendin, u zgjedh përbërja e re KSHPK. Ky proces i bashkëpunimit dhe i konsultimit është shembull pozitiv për mënyrën e zgjedhjes dhe të emërimit, i notuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian nga viti 2019. Të njëjtin vit Kuvendi na i solli edhe ligjet e reja për furnizime publike dhe atë për qasje në informacione me karakter publik.

Nga Komisioni i ri për antikorrupsion shumëkush prisnin qasje të përmirësuar në luftën kundër korrupsionit. Pritjet e tilla u përmbushën, sepse KSHPK i përtërirë hapi shumë raste, pjesa më e madhe prej tyre kundër funksionarëve të etabluar të tanishëm dhe të mëparshëm.

Mirëpo, ajo që në luftën kundër korrupsionit u vërejt në vitin 2019, në kushte të numrit të shtuar të rasteve të ngritura nga KSHPK, është mungesë e fokusit. Në vend ku korrupsioni është i përhapur, institucionet nuk mund të luftojnë kundër korrupsionit në të gjitha frontet. Mungoi strategjia e cila do të përcaktojë se ku fillimisht shteti do të përpiqet ta mposht korrupsionin. Mbetet që të shohim në Strategjia nacionale, e cila u përgatit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, do ti përgjigjet kësaj pyetjeje.

Por, viti 2019, krahas shpresës në KSHPK, gjatë verës na solli, me siguri, dëshpërimin më të madh në luftën kundër korrupsionit. Në rastin e emërtuar “Reket”, prokurorja speciale publike Katica Janeva u akuzua për keqpërdorim të detyrës zyrtare.  Përzierja e dyshuar në korrupsion, nga personi i cili duhej të luftojë me pjesëmarrësit në robërimin e shtetit, e devastoi bindjen se si shoqëri mund të ballafaqohemi me korrupsionin.

Disa u përpoqën që rastin ta shohin nga ana pozitive e vetë akuzën e interpretuan sikur sistemi funksionon. Mirëpo, rast nxori në pah se si mekanizmat e brendshëm për parandalim të korrupsionit nuk funksionojnë në institucionet. Nga integriteti personal i të punësuarve janë shumë larg nga procedurat më të rëndësishme të cilat duhet të pengojnë mundësi për keqpërdorim të shërbimit, mit-marrje, trajtim më preferencial e kështu me radhë.

Pikërisht ky rast duhet ta kthejë në fikus rezistencën e brendshme të institucioneve në agjendën për vitin 2020. Analizat e rreziqeve të brendshme nga korrupsioni dhe planet për integritet, shtyhen në kohë tejet të gjatë dhe assesi ta fitojnë vendin qendror në aktivitetet parandaluese të institucioneve.

Si rrjedhojë, deputetët në vitin 2020 kanë dy detyra të rëndësishme. Fillimisht, nevojitet që ti detyrojnë institucionet të fokusohen në më pak raste, por ato të jenë raste të korrupsionit të lartë. E dyta, bashkë me KSHPK, nevojitet të shihet se deri ku jemi me vlerësimet e rreziqeve nga korrupsioni në nivel të institucioneve – obligime të cilat burojnë nga reforma e administratës.

Projekti “Bisedë për luftë kundër korrupsionit në Kuvendin” (Anti – Corruption Talkin Parliament (ACT in Parliament)) përfshin edhe aktivitete përfaqësuese hulumtuese me qëllim parësor të përkrahje të procesit reformues në Maqedoninë e Veriut përmes përforcimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit, në raport me luftën kundër korrupsionit.

Projekti është i përkrahur nga Fondi ndërkombëtar për demokraci (National Endowment for Democracy – NED) nga Shtetet e Bashkuare të  Amerikës. Për përmbajtjen përgjegjës është IDSCS dhe në asnjë rast nuk i pasqyron pozitat e Fondit ndërkombëtar për demokraci (National Endowment for  Democracy – NED).

Поврзани објави