Thirrja e hapur për mbledhës të të dhënave është në kuadër të projektit “Nxitja e debatit mbi llogaridhënien dhe antikorrupsionin”. (Fostering Debate on Accountability and Anti-corruption). Projekti financohet me ndihmën e Fondit Kombëtar për Demokraci (National endowment for democracy – NED), dhe zbatohet nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) në periudhën tetor 2023 – shtator 2025.
Përshkrimi i projektit
Qëllimi kryesor i projektit “Nxitja e debatit mbi llogaridhënien dhe antikorrupsionin” është të kontribuojë në proceset e reformave në Maqedoninë e Veriut duke forcuar rolin e Kuvendit në luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e reformave në sundimin e së drejtës.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, projekti do të bashkëpunojë me partitë politike dhe deputetët në mënyrë që të përfshijë diskursin publik të bazuar në fakte në dialogun politik dhe të stimulojë diskutime mbi përpjekjet gjithëpërfshirëse dhe efektive kundër korrupsionit. Në këtë drejtim, projekti do të ndërmarrë aktivitete që synojnë riorganizimin e rekomandimeve kundër korrupsionit në programet zgjedhore të partive politike, avokimin për përfshirjen e përpjekjeve kundër korrupsionit në programet zgjedhore, forcimin e kapaciteteve të forumeve rinore të partive dhe organizimin e diskutimeve publike parazgjedhore me partitë politike në mënyrë që të fitojnë njohuri për masat e tyre kundër korrupsionit.
Përgjegjësitë e punës do të jenë:
- Mbledhja e të dhënave parësore dhe dytësore për nevojat e projektit;
- Regjistrimi i të dhënave në një format të paracaktuar të përgatitur nga ekipi i projektit;
- Asistimi i detyrave të tjera hulumtuese dhe administrative në koordinim me ekipin e projektit.
Në lidhje me angazhimin e punës, pritet:
- Punë prej 4 orë në ditë (20 orë në javë) ndërmjet orës 9:30 dhe 16:30, për aktivitetet që kanë të bëjnë me projektin, gjatë gjithë periudhës së angazhimit;
- Respektimi i afateve të përcaktuara nga menaxheri i projektit dhe hulumtuesit;
- Mbajtja e evidencës për angazhimin e punës dhe dorëzimi i tyre tek menaxheri i projektit;
- Realizimi i detyrave, komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin e projektit në baza horizontale dhe vertikale të përcaktuara sipas projektit dhe akteve të brendshme të IDSCS.
Njohuri dhe aftësi të nevojshme:
- Përvoja në mbledhjen e të dhënave dhe hulumtimet e mëparshme në sektorin civil;
- Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze e, verbale dhe me shkrim.
Angazhimi i punës do të kryhet për një periudhë prej 8 (tetë) muaj, duke filluar nga 1 shkurt deri më 30 shtator 2024, me mundësi për vazhdimin e angazhimit.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në formatin e BE-së në gjuhën maqedonase, në contact@idscs.org.mk me titull : Aplikim për mbledhës të të dhënave jo më vonë se 23 janar (e martë – 23:59) 2024. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur paraprakisht do të kontaktohen dhe do të thirren për intervistë.