Bastet janë një biznes mjaft fitimprurës në vend, që tregon numrin e madh të lehtësirave për organizimin e lojërave të fatit, por edhe fitimin e realizuar nga Lotaria Shtetërore në periudhën 2019-2021. Në vitet e lartpërmendura, shoqëria aksionare Lotaria Shtetërore realizoi një fitim mbi 17 milionë euro, përkatësisht 4.9 milionë euro në vitin 2019, 6.5 milionë euro në vitin 2020 dhe 2021, 5.8 milionë euro. Përfitimi ekonomik shkakton interes të madh në organizimin e lojërave të fatit, por përkundër fitimit, ka edhe një sërë pasojash negative si ndikimi në shëndetin mendor dhe krijimi i varësisë. Shtetet rregullojnë organizimin dhe pjesëmarrjen e lojërave të fatit me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtave të qytetarëve, por edhe vendosjen e kontrollit mbi tregun e lojërave të fatit, si dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme. Organizimi i lojërave të fatit në vende të ndryshme ndryshon në varësi të legjislacionit që mbulon këtë fushë. Organizatorët e lojërave duhet të përmbushin kërkesat ligjore dhe të ndjekin standardet e sigurisë, si dhe të mbrojnë të drejtat e lojtarëve. Këto kushte mund të përfshijnë licencat, lejet dhe regjistrimet, garancitë e përshtatshme financiare, inspektimin e rregullt nga autoritetet shtetërore, etj.
Shtysa për të shkruar këtë dokument është njoftimi nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi se do të formohet një lotari e re shtetërore, e cila do të jetë një konkurrencë ndaj asaj tashmë ekzistuese. Me deklaratën, publiku u përball për herë të parë me idenë e një lotarie të re, megjithëse një vit para deklaratës, kishin filluar përgatitjet për krijimin e një ndërmarrjeje të re shtetërore dhe ajo u krijua zyrtarisht në prill 2023.
Formimi i lotarisë së dytë shtetërore, rreziqet e korrupsionit