Forumet rinore të partisë janë një faktor veçanërisht i rëndësishëm në promovimin e demokracisë. Ato luajnë një rol kyç në sigurimin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të partive politike dhe janë burimi i gjeneratave të ardhshme të liderëve që do të udhëheqin vendin. Forumet rinore janë themeluar për të përfaqësuar interesat e të rinjve që janë pjesë e rëndësishme e popullsisë dhe elektoratit, por edhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre politike.
Prandaj, përfshirja e tyre në proceset e politikë-bërjes në parti, ndër të cilat përgatitja e programeve zgjedhore zë një vend qendror dhe është veçanërisht e rëndësishme për demokracinë në tërësi. Përfshirja thelbësore e të rinjve në këto procese kontribuon në ngritjen e kapaciteteve të kuadrove të ardhshme, krijimin e politikave të informuara, por edhe sigurimin e gjithë përfshirjes dhe konsensusit më të gjerë për të zgjidhur problemet prioritare në shoqëri, siç është lufta kundër korrupsionit.
Ky dokument i shkurtë për politika publike synon të analizojë pjesëmarrjen e të forumeve rinore të tre partive politike: VMRO-DPMNE, LSDM dhe Alternativa në hartimin e politikave dhe programet zgjedhore, me fokus në politikat kundër korrupsionit
Zgjedhjet parlamentare: Pjesëmarrja e të rinjve në krijimin e politikave kundër korrupsionit