fbpx
logo

Anti-korrupsioni 2030: analizë parashikuese e sfidave të ardhshme dhe aktuale të korrupsionit

Vullneti politik demonstrohet përmes investimit gjithëpërfshirës në përmirësimin e integritetit të institucioneve. Ai investim nënkupton investimin në njerëz dhe burime të institucioneve, por në të njëjtën kohë edhe në aftësimin e stafit drejtues, që do të jetë në gjendje të drejtojë institucionet në mënyrë të pavarur. Përgjegjësi qendrore për këtë kanë Qeveria dhe Kuvendi. Qeveria duhet të gjejë një mënyrë për të braktisur emërimet në bazë të përkatësisë partiake dhe të mundësojë një proces cilësor të formulimit të synimeve dhe politikave të ardhshme kundër korrupsionit. Është detyrë e Kuvendit që t’i mbrojë institucionet duke iu ofruar burime dhe ligje cilësore me të cilat duhet të veprojnë. Megjithatë, ndoshta më e rëndësishmja, në këmbim të kësaj, është korrigjimi i vazhdueshëm i punës së institucioneve përmes mbikëqyrjes, duke vendosur synime dhe pritshmëri të qarta për sukses në luftën kundër korrupsionit.

Anti-korrupsioni 2030: analizë parashikuese e sfidave të ardhshme dhe aktuale të korrupsionit

Поврзани објави