Duke pasur parasysh numrin në rritje të ngjarjeve katastrofike në territorin e vendit, pasojat e krizës pandemike të KOVID-19, si dhe rreziqet dhe kërcënimet e reja potenciale, theksohet nevoja e përfshirjes përkatëse në zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofa në nivel lokal. Qëllimi i këtyre udhëzimeve për përfshirjen e zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofa në nivel lokal është të vendosë bazat për integrimin e tyre në planifikimin strategjik dhe zhvillimor në nivel lokal, i cili do tu mundësojë njësive të vetëqeverisjes lokale të arrijnë qëllimet e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit rezistent.
Ky dokument ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale të zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofa dhe lidhjes dhe ndikimit mbi zhvillimin lokal, lidhjen midis katastrofave dhe zhvillimit, nevojës për përfshirjen, mundësive dhe mënyrat për integrimin e tyre. Përcaktimi i udhëzimeve specifike dhe lista teknike për integrimin praktik, të cilat do të mbështesin dhe lehtësojnë procesin e integrimit në nivel lokal. Kjo do t’u mundësojë njësive të vetëqeverisjes lokale të arrijnë më lehtë dhe me efikasitet objektivat e tyre strategjike dhe zhvillimore, duke kontribuar në zhvillimin e tyre të qëndrueshëm. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se këto udhëzime janë të parat e llojit të tyre që përfshijnë zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofa në nivel lokal në rajonin më të gjerë dhe hapin rrugën për një planifikim më të mirë, më efikas dhe efektiv lokal strategjik dhe zhvillimor që do të jetë të harmonizuara me rreziqet dhe kërcënimet ekzistuese, kërcënimet e reja, gjatë kësaj do të parandalohen pasojat e rreziqeve ekzistuese dhe do të zbuten pasojat nga rreziqet e reja dhe të pa parashikuara, duke u kujdesur që të gjithë qytetarët në zonën e njësive të vetëqeverisjes lokale të jenë të përfshirë në proceset e menaxhimit me rrezikun nga katastrofa.
Me qëllim të zbatimit praktik të udhëzimeve, janë përgatitur tre lista teknike për të kontrolluar përfshirjen e zvogëlimit të rreziqeve në nivel lokal: Lista teknike për përfshirjen e zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofa në dokumentet e planifikimit strategjik dhe të zhvillimit në nivel lokal, Lista teknike për të kontrolluar përfshirjen e zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofa në ndërhyrjet e projektit për zhvillim lokal dhe Listën teknike për vlerësimin e përfshirjes së zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofa në nivel lokal.
Udhëzime për përfshirjen e zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofa në nivel lokal